
Robert Lewandowski
Robert Lewandowski ishte mungesa më e madhe e Barcelonës në ndeshjen e parë të sezonit në La Liga. Por pavarësisht mungesës së tij, Barça ia doli të fitonte ndaj Mallorcas.
Tashmë pas fitores së mbrëmshme kanë marrë lajme të mira mbi gjendjen e polakut. Sulmuesi pritet të jetë i gatshëm që në ndeshjen e ardhshme, duel ku Barcelona do të luajë ndaj Levantes.
Padiskutim që ky lajm gëzon stafin, pasi mendohej se Leva do të mungonte në 3 ndeshjet e para të kampionatit. Rikuperimi i tij ka ecur siç duhet dhe tashmë pritet që polaku të marrë vendin e tij në formacion që në ndeshjen e ardhshme, që do të luhet në fundjavën e ardhshme.
Poll