Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Te Barcelona bëhen me “dhimbje koke”, Dani Olmo do të mungojë disa javë

Shkruar nga NEWSPORT
Te Barcelona bëhen me “dhimbje koke”, Dani Olmo do të
Dani Olmo

Një lajm aspak i mirë për Barcelonën ka ardhur ditën e sotme. Dani Olmo u dëmtua ditën e djeshme në sfidën ndaj Gironas, takim që katalanasit e fituan 4-1.

Spanjolli u detyrua të linte fushën e lojës pas dëmtimit që mori. Ditën e sotme lojtari iu nënshtrua  vizitave mjekësore, ku ka mësuar edhe gjendja e tij. Dëmtimi është më serioz se sa dukej në fillim dhe në këto kushte lojtari do të mungojë disa javë.

Olmo vuan nga një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së djathtë. Spanjolli pritet t’i humbas gjashtë ndeshje, ndaj Monacos dhe Young Boys Bern në Champions League si dhe ndaj Villarreal, Getafe, Osasunas dhe Alavesit në La Liga.

Kujtojmë se Olmo e nisi mirë aventurën e tij te Barça, pasi në 3 ndeshjet e para të La Liga ka arritur të shënojë 3 gola.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga