
Adnan Januzaj
Adnan Januzaj është jashtë planeve të Sevillës për sezonin e ri. Shqiptari kërkon largimin nga spanjollët, me të cilët ka kontratë deri vitin e ardhshëm.
30-vjeçari u ka kërkuar drejtuesve të ndërpresin kontratën dhe të dalë lojtar i lirë. Diçka e tillë do t’i jepte mundësinë të nënshrkuante me Anderlecht. Ekip ky që ka treguar interes për shërbimet e tij.
Për Januzajn do të ishte një rikthim, pasi edhe në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e belgëve, teksa ka luajtur me ekipin e të rinjve.
Poll