
Espanyol ka siguruar rikthimin në La Liga pasi ka fituar me rezultat të përgjithshëm 2 me 1 kundër Real Oviedo. Takimi i parë final në “play-off” përfundoi 1 me 0 për Oviedon, megjithatë Espanyol ia doli të përmbysë gjithçka në takimin e dytë.
Keidi Bare do rikthehet kështu në elitën e futbollit spanjoll. Në takimin e sotëm u preferua titullar, ndërsa la fushën e lojës në minutën e 80’ kur rezultati ishte 2 me 0.
Trajneri Sylvinho nuk e preferoi Baren për Europianin, teksa e kishte grumbulluar në ndeshjet e kualifikueseve. Tashmë e ardhmja te Espanyol nuk është e vendosur, pasi kontratën e kishte të vlefshme deri në fundin e këtij muaji.

Poll