Derbi madrilen mes Atletico Madrid dhe Real Madrid ishte surpriza e sotme, e cila u mbyll me rezultatin 1-2, në favor të ekipit të Xabi Alonsos. Një ndeshje e “ethshme”, nga ku vetëm një skuadër do të siguronte biletën e finales së madhe të Superkupës së Spanjës.
Fillimi i lojës nuk zhgënjen tek Real Madrid kjo pasi skuadra mori avantazhin e saj të parë falë golit të Valverde që në minutën e 2-të. Një gol i shpejtë i cili “frikësoi” rivalët, të cilët nuk iu kundërpërgjigjën dot për 45 minutat e para.
Asgjë më pak në pjesën e dytë, kjo pasi në minutën e 55-të Rodrygo, bën një goditje të bukur e cila përkthehet në një gol të dytë tashmë për skuadrën e Alonsos. Në 3 minuta më vonë “zgjimi” ndodh edhe në kampin e Atleticos pasi shënohet 1 gol nga Sorloth, i pari dhe i fundit për ta duke mos konkurruar dot shifrat me rivalin "gjigant" që kishin në fushë.
Fitorja e sotme risjell përballjen e “titanëve”, pasi Real Madrid do të luajë kundër Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës. Ndërsa “mrekullia” e El Classic-os mes ekipeve më “BIG”, do të “mbërthejë” të gjithë tifozët, të dielën në orën 20:00.
