Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Superkupa e Spanjës/ Tifozët e futbollit “sy e veshë” nga Arabia, SONTE luhet finalja Barcelona – Real Madrid

Shkruar nga NEWSPORT
Superkupa e Spanjës/ Tifozët e futbollit “sy e veshë”
Hansi Flick & Xabi Alonso

Barcelona dhe Real Madrid do të përballen mbrëmjen e sotme në kuadër të finales së Superkupës së Spanjës. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “King Abdullah Sports City” në Jeddah, nis në orën 20:00.

Një “El Clasico” ku e gjithë bota do të ketë sytë në të, për vetë faktin e historisë mes këtyre dy ekipeve. Katalanasit e kanë fituar këtë trofe 15 herë, ndërkohë “Los Blancos” e ka fituar Superkupën e Spanjës në 13 raste.

Kujtojmë se Barcelona është në finale pas fitores 5-0 përballë Athletic Bilbao. Në krahun tjetër, Reali ia doli që të mposhtte 2-1 në derbin e Madridit, rivalët e Atleticos.

Poll

Lexo gjithashtu