Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Superkupa e Spanjës, Hansi Flick zbulon gjendjen e Lamine Yamal dhe Raphinha-s

Shkruar nga NEWSPORT
Superkupa e Spanjës, Hansi Flick zbulon gjendjen e Lamine Yamal dhe
Lamine Yamal - Raphinha

Barcelona fitoi 4-0 ndaj Barbastro në Copa del Rey dhe pas kësaj sfide ka folur Hansi Flick. Timonieri i Barçës ishte shumë i lumtur për fitoren, ndërsa foli edhe për sfidën e ardhshme ndaj Athletic Bilbaos në Superkupën e Spanjës.

Duel ky që do të zhvillohet më 8 janar dhe që është shumë i rëndësishëm për ekipet. Flick ka folur edhe për gjendjen e dy lojtarëve kryesorë të skuadrës.

Për fatin e tij të mirë, Flick do të ketë të gatshëm Lamine Yamal. Ky i fundit është rikuperuar plotësisht dhe do të mund të japë kontributin e tij në sfidën e ardhshme. Ndërkohë nga ana tjetër në dyshim mbetet Raphina.

Braziliani ka zhvilluar stërvitje me pjesën e tjetër të skuadrës, ndërsa ende nuk është plotësisht në formën e tij. Gjithsesi mbetet të vendoser gjithçka para sfidës.

“Mendoj se Lamine Yamal do të jetë gati për të luajtur në Superkupën e Spanjës. Raphinha ka pasur disa probleme. Ai stërviti së fundmi me ne, por ne vendosëm që të mos e merrnim në ndeshje”, ka theksuar Flick.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga