Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Stoli i lëkundur i Xabi Alonsos, Reali “piketon” zëvendësuesin e mundshëm

Shkruar nga NEWSPORT
Stoli i lëkundur i Xabi Alonsos, Reali “piketon”
Xabi Alonso

Paraqitjet e fundit të Real Madrid kanë “lëkundur” ndjeshëm stolin e Xabi Alonsos. Pavarësisht se aktualisht klubi dhe lojtarët i kanë dhënë besimin trajnerit, sërish tashmë e ardhmja e tij është mjaft e diskutueshme dhe e paqartë.

Dhe tashmë ka nisur të flitet për zëvendësuesin e mundshëm dhe emri më i lakuar nuk është Jurgen Klopp, por një tjetër trajner mjaft i njohur. Në fakt bëhet fjalë për një nga ato trajnerë që ka lënë “gjurmë” në “Santiago Bernabeu”.

Zinedine Zidanë i cili është i papunë prej disa vitesh, që prej largimit nga Reali, duket se është sërish mjaft i dëshiruar nga drejtuesit për rikthimin në Madrid. Një person që e njeh mirë ambientin e ‘Los Blancos”, madje në ekipin aktual ka akoma futbollistë që janë stërvitur nga francezi. Në ditët e javët e ardhshme do të vendosin dhe do të tregojnë se çfarë do të ndodhë me Alonson dhe të ardhmen e tij.

Poll

Lexo gjithashtu