Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Spektakël me 6 gola në “Bernabeu”, Reali nuk fal Sevillan dhe parakalon Barcelonën

Shkruar nga NEWSPORT
Spektakël me 6 gola në “Bernabeu”, Reali nuk fal Sevillan
Valverde dhe Rodrygo

Një përballje spektakolare sapo ka përfunduar në “Santiago Bernabeu”. Real Madridi ka triumfuar ndaj miqve të Sevillas me rezultatin 4-2 në sfidën për javën e 18-të të LaLigës.

“Los Blancos” e nisën sfidën të ndezur duke kaluar në avantazh me dy super gola të shënuar nga Kylian Mbappe dhe Federico Valverde dhe një goli të shënuar nga Rodrygo, duke kryesuar me rezultatin 3-0. Goli i Sevillas erdhi pranë fundit të pjesës së parë me anë të Isaac Romeros.

Ekipet arritën të realizojnë dhe nga një gol në pjesën e dytë, Diaz për Realin ndërsa Lukebakio për Sevillan, takim i cili përfundoi me shifrat 4-2.

Me këtë fitore, madrilenët parakalojnë Barcelonën me dy pikë më shumë dhe me një ndeshje në avantazh, duke qenë vetëm një pikë larg Atleticos kryesyes tashmë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga