
Në Spanjë mbrëmjen e sotme të gjithë do të mbajnë “frymën”. Në “Santiago Bernabeu” do të këtë një përplasje “titanësh” mes Real Madrid dhe Barcelonës.
Një duel që emocionon të gjithë dhe “ethet” e kësaj sfide kanë “kapluar” të gjithë botës. Në orën 21:00 gjithçka do të “pushojë” për t’i dhënë gjithë vëmendjen e mundshme një prej “betejave” më të mëdha në historinë e futbollit.
Përballen dy rivalët më të mëdhenj në Spanjë dhe jo vetëm, ndërsa tashmë prej vitesh rivaliteti i tyre ka shkruar historinë e futbollit spanjoll. Në fushë kundër njëri –tjetrit nuk do të jenë Lionel Messi e as Cristiano Ronaldo, por do të jetë një sfidë brenda sfidës për Lamine Yamal, Pedrit, Gavit dhe Leëandoëskit kundër Kylian Mbappe, Vinicius dhe Bellingham.
Sulmuesi francez do të luajë “El Clacison” e parë më fanellën e madrilenëve dhe do të synojë të lërë gjurmë në një nga ndeshjet “kopertinë” në futbollin spanjoll, njëjtë si Hansi Flick. Edhe ky i fundit do të drejtojë për herë të parë Barcelonën në “El Clasico” dhe ky synimi është të largohet nga “Bernabeu” me 3 pikë. 90-të minuta të luftuara, ku spektakli nuk pritet të mungojë as në fushë e as në tribunë. 90-të minuta të gjitha për t’u shijuar dhe kur futbollit merr tjetër kuptim.