
Jonathan Tah është një prej futbollistëve që kërkohet nga ekipet “big”. Barcelona është skuadra që ka hyrë në garë për shërbimet e tij duke i shpall “luftë” Real Madrid.
Sipas “El Chiringuito” Barcelona thuhet se është në bisedime të avancuara me lojtarin e Leverkusen. E gjithë kjo po bëhet në mënyrë që katalanasit të bindin kampionin për verën e ardhshme, ku Barça synon të përforcojë ekipin.
Tah nuk do të ishte kundër kalimit te Barcelona, pasi do të ishte një hap i madh në karrierën e tij. Kujtojmë se gjermani ka kontratë të vlefshme me kampionët e Bundesligës deri në qershor të vitit 2025 dhe ende mes palëve nuk ka bisedime për rinovimin dhe kjo ka bërë që Barça të nis menjëherë nga puna për të siguruar shërbimet e 28-vjeçarit.