
Dani Olmo
Dani Olmo tashmë është një lojtar i lirë. Barcelona ka bërë të gjitha procedurat e nevojshme për të regjistruar spanjollin, por ende nga La Liga nuk ka marrë “dritën jeshile”.
E teksa të gjithë në Barcelonë presin me padurim diçka të tillë, Olmo është kujdesur të japë sinjale pozitive për tifozët. Kjo pasi mesfushori me t’u ndërruar vitet ka bërë një postim, ku është kujdesur edhe për detajet.
“Është koha për vitin 2025”, shkruhet në postimin e Olmos, ndërsa nuk mungojnë edhe ngjyrat e klubit spanjoll. Zemrat me ngjyrat e Barçës janë marrë si sinjale pozitive nga tifozët të cilët dëshirojnë qëndrimin e spanjollit në ekip.
It’s 2025 time ????❤️ pic.twitter.com/sGUUF9ryZD
— Dani Olmo (@daniolmo7) December 31, 2024
Poll