
Joan Laporta - Ansu Fati - Bori Fati
Ansu Fati nuk e di akoma të ardhmen e tij. Sulmuesi spanjoll është momentalisht i huazuar te Brighton, por kartoni i tij zotërohet nga Barcelona.
Në këtë merkato verore, Fati është e sigurt që do të largohet nga Premier League dhe do të kthehet te Barcelona. Por me shumë mundësi, nuk do të qëndrojë as te klubi katalanas.
Siç raportohet nga mediat angleze, vetë futbollisti dëshiron të rikthehet në Spanjë, aty ku kërkon të veshë fanellën e Sevillas. Diçka të tillë, në njëfarë mënyrë e pohon dhe vetë babait i sulmuesit, Bori Fati.
“Do të ishte i çmendur të kthehej te Barcelona. Sevilla është një klub i rëndësishëm dhe shpresojmë që transferimi të relizohet këtë verë”, ka thënë Bori Fati, babai i Ansu-s.
Poll