
Dani Olmo ishte një nga lojtarët më protagonistë në Euro 2024. Spanjolli ishte vendimtar me paraqitjet e tij për Spanjën, duke ndihmuar “Furinë e Kuqe” të fitonte trofeun.
Tashmë për të ofertat nuk mungojnë, por Barcelona është ekipi në “pole – position” për shërbimet e tij. Katalanasit po bëjnë gjithçka që Olmo të largohet nga Leipzig dhe të transferohet në “Camp Nou”.
Lojtari nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të qenë pjesë e blaugranave, madje me veprimin e fundit ka shtuar edhe më shumë zërat e rikthimit të tij te Barça. Në një video të postuar në rrjetet sociale, duket Olmo që firmos fanellën e Barcelonës.
Tifozët nuk kanë ngurruar ta pyesin për kalimin te Barça, me 26-vjeçarin që është shprehur “Do të shohim”. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim dhe nëse Olmo do të riveshë sërish fanellën e Barcelonës apo jo.
Kujtojmë se vlera e Olmos në treg është 50 milionë euro, teksa me Leipzig ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2027. Me Leipzig në 26 ndeshje ka shënuar 13 gola.
❗Dani Olmo signs a Barcelona shirt. pic.twitter.com/Dzbk26IZu5
— Barça Universal (@BarcaUniversal) July 17, 2024