
Pavarësisht se duhen ende ndeshje për të përfunduar sezoni aktual, skuadrat kanë ‘pikasur’ lojtarët që kërkojnë t’i transferojnë gjatë merkaton së verës. Chelsea dhe Manchetser United janë dy prej ekipeve që në këtë sezon po dështojnë në arritjen e objektivave dhe në verë pritet një revoluzion i madh.
Por çuditësisht të dyja skuadrat kanë “pikasur” te Real Madrid, lojtarin e dëshiruar. Bëhet fjalë për Ferland Mendyn, i cili pëlqehet shumë nga të dyja skuadrat. Mbrojtësi i majtë është një alternativë e duhur për repartin e mbrojtjes.
Si “Blutë” ashtu edhe “Djajtë” po bëjnë gati propozimin e tyre për “Los Blancos” për shërbimet e francezit. Mendy shikohet si një lojtar kyç për formacionin e Carlo Ancelotit dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në merkaton e verës. Kujtojmë se 28-vjeçari ka kontratë me madrilenët deri në qershor të vitit 2025.