
Real Madrid - Barcelona
Real Madrid dhe Barcelona do të përballen në “El Clasicon” e parë për këtë sezon futbollistik në muajin tetor. Sipas “ESPN”, sfida e shumëpritur nga i gjithë globi do të luhet më 26 tetor.
Kjo ndeshje do të nisë në orën 16:15, ndërkohë që do të luhet në stadiumin “Santiego Bernabeu”.
Përsa i përket këtij sezoni, “Los Blancos” mbajnë vendin e parë me 18 pikë, pas 6 ndeshjesh të luajtura. Ndërkohë që Barcelona me një ndeshje më pak, deri më tani ka grumbulluar një total prej 13 pikësh.
Poll