
Kylian Mbappe është zyrtarisht një futbollist i Real Madrid. Seria disavjeçare e një ‘telenovele’ të gjatë përfundon këtu teksa ylli francez vesh më në fund fanellën e Los Blancos.
Mbappe reagoi pas zyrtarizimit te Realt. Sulmuesi i njohur e quan ëndërr të realizuar, teksa e shoqëron me foto të tijën krah Ronaldos para disa viteve.
Ronaldo komentoi në postimin e Mbappes. Portugezi tregoi besimin që ka te ylli i sulmit. "Është radha ime të shikoj! Mezi pres të të shoh të ndezësh Bernabeun! Hala Madrid!"

Poll