
Barcelona do të luajë nesër ndaj Real Sociedad takimi vlefshëm për javën e 26-të. Kjo ndeshje shikohet si një përballje e lehtë në letër duke parë formën e mirë që ekipi katalanas ka bërë kohët e fundit ku ka arritur 5 fitore radhazi.
Por brenda ekipit ka dhe probleme me disa nga lojtarët. Andreas Christensen sapo ishte rikthyer në stërvitje me shpresën që do ishte i gatshëm në ndeshjet në vijim por duket se ka përsëri shqetësime.
Hansi Flick ka folur për mediat se sulmuesi nuk do të jetë i disponueshëm këtë të dielë ndaj Sociedad. Ai ka zbuluar se danezi u dëmtua në stërvitje dhe konfirmon që nuk mund të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e rradhës.
“Christensen u lëndua në këtë seancë stërvitore. Ai ishte një opsion për ne për nesër, por ai u dëmtua dhe ne duhet të presim dhe të mësojmë shkallën e dëmtimit. Shpresojmë që të mos ketë pësuaar dëmtim të rëndë”, ka deklaruar gjermani.
Ajo që shqetëson më shumë dhe drejtuesit është se lojtari pasi të kalojë dëmtimin mund të ketë vërshtirësi për të kapur ritmin e skuadrës.