
Antony u rikthye te Real Betis për të vazhduar karrierën në Spanjë. Braziliani mbyllur aventurën e tij me Manchester United. Këto të fundit u bindën nga Betis për të lënë të lirë futbollistin.
Antony siç dihet sezonin e kaluar e mbylli te Betis, teksa ishte i huazuar. Ofertat në këtë merkato vere për të nuk munguar dhe madje braziliani refuzoi Bayern Munich për t’u rikthyer te Betis.
Është vetë futbollisti që ka folur për këtë vendim, duke treguar edhe arsyet se pse refuzoi bavarezët.
“Fola me Bayern Munich një ditë para se të nënshkruaja me Betisin. Nuk e di nëse oferta ishte 7 milionë euro [neto], nuk e diskutova këtë.
Por kur fola me ta, thashë se ia kisha dhënë fjalën Betisit dhe se gjithçka ishte bërë 95%, dhe do ta mbaj fjalën time. Nga respekti, dashuria dhe duke e ditur se jam i lumtur këtu. E marr këtë vendim me gjithë respektin për Bayern Munich, një nga tre klubet më të mira në botë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, ka theksuar braziliani.