Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Refuzoi 1 miliard euro nga Arabia, Vinicius vendos për të ardhmen

Shkruar nga NEWSPORT
Refuzoi 1 miliard euro nga Arabia, Vinicius vendos për të ardhmen
Vinicius Jr

Vinicius Jr do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madrid. Palët janë dakortësuar mes tyre dhe shumë shpejt pritet që gjithçka të zyrtarizohet.

Braziliani nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën që të vazhdojë të laujë në “Santiago Bernabeu”, ndërsa për të bërë të mundur këtë ka refuzuar disa oferta nga Arabia Saudite dhe jo vetëm. Saktësisht bëhej fjalë për një ofertë prej 1 miliard eurosh për 5 vite, por 24-vjeçari nuk u “tundua” aspak.

“Vinicius Jr, në prag të arritjes së një marrëveshjeje me Real Madridin për një marrëveshje të re për pesë vitet e ardhshme.

Marrëveshja thuajse e përfunduar siç raportoi La Ser, duke pritur për të sqaruar nëse do të jetë e vlefshme deri në vitin 2030 ose 2029 me opsionin e zgjatjes”, raporton Fabrizio Romano.

Kujtomë se Vinicius në këtë sezon ka mundur të luajë në 46 ndeshje me Realin, teksa ka shënuar 20 gola dhe ka dhuruar edhe 14 asiste.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga