
Kylian Mbappe ditën e djeshme firmosi kontratën me Real Madrid, me sulmuesin që do të mbajë veshur fanellën e madrilenëve për 5 vitet e ardhshme. Gjithashtu kapiteni i Francës u prezantuar para 80 mijë tifozëve, të cilët kishin mbushur shkallët e stadiumit “Santiago Bernabeu”.
Mbappe me kalimi te Real Madrid ka realizuar ëndrrën e tij të fëmijërisë. Pas kësaj sulmuesi ka reaguar në rrjetet sociale. E djeshma për të është një ditë e paharrueshme, ndërsa mezi pret të zbresë në fushë dhe të luajë për klubin më të mirë në botë.
“Madridista
Sot ishte një ditë e paharrueshme për mua dhe familjen time. Unë realizova ëndrrën time të fëmijërisë. Shumë emocione! Faleminderit për dashurinë, shumë i lumtur dhe krenar të jem pjesë e familjes së madhe të Real Madrid. Mezi prej të luaj për klubin më të mirë në botë”, ka shkruar Mbappe.
View this post on Instagram