
Real Madridi tashmë mund të thuhet se ka arritur marrëveshjen e parë për lojtarin e parë të merkatos së verës. Bëhet fjalë për Trent Alexander-Arnold që pritet të vishet me ngjyrat e bardha për sezonin e ardhshëm.
Siç raporton gazetari Fabrizio Romano, Real Madridi ka dërguar ofertën e parë për anësorin britanik dhe ky i fundit ka rënë dakord me kushtet e “los blancos”. Kontrata e Arnold me Liverpool skadon në fund të sezonit dhe 26-vjeçari mund të bashkohet me “galaktikët” si lojtar i lirë.
“The Reds” e nisën sezonin në mënyrë të përkryer, por eliminimi në Champions, FA Cup dhe, EFL Cup kanë ndikuar ndjeshëm në qëndrimin e Arnold. Tashmë aventura e re e mbrojtësit anglez do të jetë në Spanjë me Real Madrid.