José Manuel Ochotorena
Real Madrid është në zi, një ditë pas fitores 2-1 ndaj Barcelonës në "El Clasico". Është ndarë nga jeta ish-portieri i madrilenëve, Jose Manuel Ochotorena.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi spanjoll nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shprehin ngushëllime, ndërsa nënvizojnë se do të mbetet gjatë në kujtimet e tifozëve, pasi me “Los Blancos” ka shkruar historinë.
Ochotorena ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeç, teksa me madrilenët ia doli të fitonte 2 Kupa UEFA, 3 tituj të La Liga dhe 1 Kupë të Ligës. Gjithashtu prej shumë vitesh ka kontribuar ëpr disa ekipe edhe si trajner portierësh, duke bërë kështu një karrierë të pasur.
View this post on Instagram
Poll
