Mbrojtësi i Real Madrid, Trent Alexander-Arnold do të mungojë dy muaj pasi pësoi një dëmtim në kofshë, në ndeshjen hapëse në Ligën e Kampionëve. 26-vjeçari u detyrua të largohej vetëm pesë minuta pas fillimit të fitores 2-1 kundër Marseille në Bernabéu.
Mbrojtësi Arnold pësoi një dëmtimi të rënd, gjë e cila do ti duhet kohë që të rikuperohet. Koha e shërimit mund të jetë nga 6 deri në 8 javë, e cila do i heq mundësinë të luajë edhe në derbin kundër Atletico Madrid.
Ndërsa në një rast më të keq, nëse nuk merr veten ai rrezikon të humbasë edhe El Clásicon kundër Barcelonës.
Për gjendjen e tij ka reaguar edhe gazetari i futbollit Fabrizio Romano. Ai ka bërë një postim në rrjetin social “Instagram” në të cilin i uron shërim sa më të shpejtë futbollistit. Përpos kësaj Romano ka treguar edhe sfidat të cilat 26-vjeçari, nuk do t'i luajë për shkak të dëmtimit.
View this post on Instagram
