
Jude Bellingham
Jude Bellingham ka pësuar një dëmtim në këmbën e djathtë dhe pritet të rikthehet në fund të shtatorit, pas ndeshjeve të Kombëtareve. Mesfushori anglez ka dëmtuar pjesën e shputës së këmbës gjatë një seance stërvitore duke mos i dhënë mundësinë të vrapojë në fushë.
Superylli i Los Blancos do të mungojë të paktën në 4 ndeshjet e rradhës ndaj Real Valladolid, Las Palmas, Real Betis dhe Real Sociedad, ndërsa rikthimi parashikohet ndaj Espanyol ose Alaves më 22 apo 25 nëntor.
Gjithashtu, Bellingham nuk do të ketë mundësinë të përfaqësohet me Anglinë në dy ndeshjet e para të Nations League, ndaj Irlandës dhe Finlandës më 7 dhe 10 shtator.
Poll