
E ardhmja e Arda Guler te Real Madrid është kthyer në një çështje shumë të diskutueshme. 20-vjeçari me praqitjet e fundit duket se ka nisur të fitojë besimin e stafit të madrilenëve, të cilët po luftojnë me çdo forcë për të tituar titullin në këtë sezon.
Që nga transferimi i Guler në Bernabeu deri në “El Claciso” ka bërë që turku të luajë 50 ndeshje. Arritja e këtij numri aktivizon një klauzolë me Fenerbahce, për shkak të marrëveshjes mes klubeve në vitin e 2023.
Sipas “Diario AS” bëhet me dije se “Los Blancos” do të duhet të paguajnë te skuadra turke 4 milionë euro si një kompensim financiar për çdo 25 ndeshje në të cilat Guler luan.
Kjo do t’i japë mundësinë Fenerbahce të fitojë 10 milionë euro shtesë nga marrëveshja e bërë mes klubeve në transferimin e futbollisit.
Kujtojmë se Turku se këtë sezon me “Los Blancos” ka mundur të luajë në 37 ndeshje, ku ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë edhe 8 asiste.