Real Madrid dhe Barcelona është supersfida më e luftuar në Spanjë, ndërsa merr vëmendjen e gjithë Europës dhe jo vetëm. 2 gjigandët spanjollë përplasin “brirët” mes tyre në “Santiago Bernabeu” ditën e nesërme duke nisur që nga ora 21:00.
Vetëm 3 pikë aktualisht i ndajnë 2 ekipet në klasifikim, me katalanasit që udhëheqin me 27 pikë, ndërsa “Los Blancos” i ndjekin nga pas me 24 pikë. Në “Bernabeu” do të luftohet “dhëmbë për dhëmbë” për fitoren për kreun e renditjes.
Ndërkohë është zbuluar edhe gjytari që do të vendosë drejtësi në “El Clasico”. Kështu kryesorë do të jetë Jose Maria Sanchez Martinez, ndërsa në sistemin VAR do të jetë Alejandro Muniz Ruiz.
Spanjolli ka gjykuar në 5 ndeshje të Real Madridit, ku skuadra ka arritur të fitojë 23 herë, ka barazuar në 7 raste dhe ka humbur 5 herë. Në anën tjetër, ai ka qenë pjesë e 34 ndeshjeve të Barcelonës, me skuadrën katalunase që ka regjistruar 26 fitore, 2 barazime dhe 6 humbje.