
PSG-ja do të jetë pa “frena” në merkaton e verës. Kampionët e Ligue 1 kërkojnë lojtarë që bëjnë diferencën në kampionët dhe për këtë kanë pikasur në La Liga futbollistin e kërkuar.
Lamine Yaman është “ylli” i këtij sezoni dhe PSG-ja do të hidhet në sulm për shërbimet e tij. Në fakt drejtuesit sipas “Tuttosport” bëhet me dije se janë të gatshëm të shpenzojnë plot 250 milionë euro për shërbimet e spanjollit.
Një ofertë marramendëse do të ishte, e cila vështirë se do të mund ta refuzonte Barcelona, e cila siç dihet prej vitesh ka probleme financiare. Kujtojmë se pak ditë më parë Joan Laporta theksoi se kishte një propozim 200 milionë eurosh për sulmuesin 16 vjeçar, por nuk bëri të ditur emrin e skuadrës. Mbetet të shihet se çfarë do të sjellë merkatoja e verës dhe cila do të jetë oferta më e mirë që do të mbërrijë në zyrat e katalanasve për Yamal