Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Protagonist në eleminimin nga Championsi, Barcelona nxjerr në shitje Araujon

Shkruar nga NEWSPORT
Protagonist në eleminimin nga Championsi, Barcelona nxjerr në shitje
Ronald Araujo

Humbja ndaj Paris Saint-Germain dhe eliminimi nga Champions League ka bërë që Barcelona të mendojë për të ardhmen e disa lojtarëve. Mes tyre është edhe Ronald Araujo, i cili ishte një nga ‘fajtorët’ e humbjes së katalanasve, pasi u ndëshkua me karton të kuq.

Mbrojtësi nga Uruguaj është një nga ata që me shumë mundësi do të shitet në merkaton e ardhshme verore, me Barcelonën që kërkon të rregullojë bilancet ekonomike. Ndryshe nga disa muaj më parë, Araujo nuk cilësohet më i pashitshëm nga Barcelona, me spanjollët që i kanë vendosur edhe çmim.

100 milionë euro kërkon Barça për ta lënë të lirë 25-vjeçarin. Shumë ekipe si Bayern Munich, PSG dhe Manchester United kanë interes për shërbimet e mbrojtësit, por Barcelona do t’i dëgjojë këto oferta vetëm nëse arrihet shuma e kërkuar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga