Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Prapaskenat e “Camp Nou”, kompania gjobitet për shkak të punëtorëve

Shkruar nga NEWSPORT
Prapaskenat e “Camp Nou”, kompania gjobitet për shkak të
Camp Nou

Stadiumi “Camp Nou” ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi yje si Lionel Messi dhe Lamine Yamal, kanë ndarë foto nga aty. Për njërin të cilit i jep nostalgji dhe tjetrit emocionet e para.

Por larg “shkëlqimit” në rrjetet sociale, rindërtimi i stadiumit “Camp Nou” është shoqëruar me polemika. Pas një kontrolli të bërë nga Ministria e Punës së shtetit spanjoll ka rezultuar se 79 punëtorë kanë punuar në të zezë.

Sipas inspektorëve punëtorët, të cilët kanë punuar në Barcelonë pa u pajisur me lejet përkatëse, janë shtetas turq. Gjithashtu ata janë kthyer në vendlindje pa u paguar për punën e bërë.

Me përfundimin e inspektimeve, kompania e nënkontraktuar për të bërë rikonstruksionin e impiantit të Barcelonës është gjobitur me një shumë prej 1.09 mln euro.

Poll

Lexo gjithashtu