Te Barcelona kanë nisur punën për rinovimet e kontratave me lojtarët kryesorë të ekipit. Kështu drejtuesit po diksutojnë mes tyre për detajet dhe se kush do të jenë futbollistët me të cilët do të vazhdohet bashkëpunimi.
Kështu listën me 11 futbollistë e kryesojnë 3 talentet spanjollë. Pedri, Lamine Yamal dhe Gavi janë kyç për Barçën dhe drejtuesit kurrsesi nuk do të pranojnë largimin e tyre.
Sipas “Sport” kjo është një taktikë nga ana e katalanasve për të “blinduar” yjet e skuadrës dhe për të mos rrezikuar largimin e tyre me parametra zero. Duke patur parasysh edhe situatën financiare në të cilën ndodhet klubi.
Kontratat e tyre të reja pritet të jenë afatgjatë dhe sigurisht me kushte të përmirësuara financiare. Ndërkohë përveç Gavit, Pedrit dhe Lamine Yamal, me lsitë ndodhen edhe Tere Stegen, De Jong, Ansu Fati apo Raphinha.
11 players' contracts will expire in 2026. Starting in November, Barcelona will begin negotiations for contract renewals, with priority given to Pedri, Lamine Yamal and Gavi.
— Barça Universal (@BarcaUniversal) October 11, 2024
— @sport pic.twitter.com/l5hS2IzNf5