Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Përplasjet me Vinicius, futbollisti i Mallorcas thirrje publike: Ma sillni në duel boksi, e rrëzoj për 10 sekonda

Shkruar nga NEWSPORT
Përplasjet me Vinicius, futbollisti i Mallorcas thirrje publike: Ma sillni
Pablo Maffeo

Vinicius Jr ka hyrë në konflikt personal me pothuajse shumicën e futbollistëve në La Liga-n spanjolle. Një ndër ta është edhe futbollisti i Mallorcas, Pablo Maffeo. Ky i fundit u përplas me Vinicius gjatë ndeshjes Mallorca – Real Madrid, 1 vit më parë.

Maffeo e provokoi Vini Jr, duke i bërë gjestet se ai sillet si qaraman. Në krahun tjetër, arbitri e ndëshkoi futbollistin e Mallorcas, me karton të kuq. Së fundmi është vetë Maffeo që ka folur, duke thënë se në një ndeshje boksi, ai do ta lëshonte Vinicius “KO” për vetëm 10 sekonda.

“Isha me fat dhe nuk kam asnjë justifikim për këtë. Ishte një karton i kuq i qartë. Hera e dytë që pata kundër tij nuk ishte për një karton të kuq. Dhe unë isha me fat që gjyqtari i katërt ishte afër dhe ai pa që nuk kishte intensitet për një përjashtim. E dua Vinicius në një ndeshje boksi. Unë mendoj se do të fitoja, pa dyshim. Unë do ta nokautoja për 10 sekonda”, është shprehur futbollisti i ekipit të Mallorcas, Pablo Maffeo

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga