
Xavi Hernandez është shfaqur mjaft i lumtur për ndeshjen e fundit të fituar në La Liga përballë Valencias. Trajneri i Barcelonës shpreh gëzimin e tij, pas triumfit me përmbysje 4-2.
Tashmë katalanasit kanë filluar një luftë për vendin e dytë, me ekipin e Gironës. Kujtojmë që me këta të fundit, Barcelona do të përballet këtë fundjavë. Pikërisht për këto tema, ka folur vetë Xavi.
Ndeshja me Valencian?
“Në tërësi do të thoja se ishte ndeshje pozitive. E kemi kontrolluar ndeshjen, por me dy gabime tonat ndërlikuam gjithçka vetë. Na mungonte qetësia dhe kjo ishte ajo çfarë i kërkova ekipit në pushimin mes dy pjesëve. Në fund jam i lumtur dhe i kënaqur sepse fituam dhe u kthyem të dytët”.
Girona?
“Mendoj se do të jetë spektakël. Por mua më shumë më intereson rezultati. Për ne kjo është finalja e sezonit”.
Vazhdimësia?
Ndihem sikur duhet të vazhdoj. Nëse klubi mendon se jo, unë jam gati të largohem, por duke mbetur një tifoz i thekur i Barcelonës. Prandaj do të më shihni shpesh, sepse do të vij me djalin tim në stadium. Por tani i gëzohem që po vazhdoj me klubin”.
E ardhmja e Robert Lewandowskit?
“Unë dua të flas për Lewandowskin që kam në ekip, jo për të ardhmen e tij. Jam i kënaqur me të, është një golashënues i shkëlqyer, një shembull se si punon. Ka kurajë, ka uri për sukses, kjo është arsyeja për se shënon gjithnjë”.