
Raphinha mbylli një sezon fantastik në aspektin personal me Barcelonën. Në titullin kampion që klubi katalanas fitoi në LaLiga, sulmuesi brazilian ishte një nga protagonistët kryesorë.
Në 36 ndeshje të luajtura me Barcelonën në LaLiga, 28-vjeçari bëri mjaft mirë. Raphinha ia doli që të shënonte plot 18 gola dhe të asistonte në 11 të tjerë, edhe pse në ekip kishte të tjerë golashënues dhe asisutes si Robert Lewandowski apo Lamine Yamal.
Pikërisht këto statistika, bënë që Raphinha të shpallet zyrtarish “lojtari më i mirë i sezonit” në LaLiga.
Kujtojmë se braziliani është ende në kontratë me Barcelonën. Sipas marrëveshjes, Raphinha do të jetë pjesë e katalanasve deri në verën e vitit 2028, por ofertat për të nuk mungojnë, sidomos nga Arabia Saudite.
View this post on Instagram