
Barcelona vazhdon ecurinë pozitive në kampionat, teksa mbrëmë fitoi 1-0 ndaj Cadiz në sfidën e javës së 32-të të Li Liga. Një triumf që i mban katalanasit afër Real Madrid dhe të tentojnë deri në fund për titullin kampion.
Pas kësaj ndeshje Xavi Hernandez është shprehur se ekipi i tij është gati për luftë dhe sse nuk do të dorezohet deri në fund. Fillimisht do të synojnë kualifikimin në gjysmëfinale ndaj PSG-së dhe më pas do të tentojnë fitoren në “El Clasico” ndaj Real Madrid.
“Skuadra u tregua shumë profesioniste dhe serioze, duhej të vazhdonim me fitoret për të vendosur në presion Realin. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me futbollistët dhe besoj te familja që jemi. Jemi përmirësuar në total, tani mbrojmë dhe sulmojmë shumë më mirë.
Kemi ambicie dhe besoj se ekipi është në momentin më të mirë të sezonit. Nuk humbasim prej tre muajsh dhe duhet që këtë moment ta shfrytëzojmë. Jemi gati për “luftë” ndaj PSG dhe më pas ndaj Realit. Është pjesa më e bukur dhe emocionuese e sezonit. Duam të arrijmë diçka madhështore dhe kemi në “dorë” skenarin perfekt”, ka përfunduar Xavi.