Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Nga La Liga në Premier League?! Gallagher kryen vizitat e fundit mjekësore para transferimit

Shkruar nga NEWSPORT
Nga La Liga në Premier League?! Gallagher kryen vizitat e fundit
Conor Gallagher

Kohë lëvizjesh në merkaton e janarit, ndërsa ajo e radhës ka si protagonist kryesor mesfushorin Conor Gallagher. Ky i fundit ka luajtur për ekipin e Atletico Madrid ndërsa tashmë nuk do të jetë më pjesë e skuadrës e rrjedhimisht as e kampionatit spanjoll.

Shërbimet e Gallagher u kërkuan nga ekipi i Tottenham, ku është bërë e ditur se klubi po planifikon ti ofroj një kontratë 5-vjeçare dhe transferimi pritet që të kushtojë rreth 40 milionë euro.

Sipas medias “SkySport”, mesfushori ditën e sotme ka kryer edhe të gjitha vizitat mjekësore, ndërsa zyrtarizimi pritet në ditët në vijim.

Rikujtojmë se për Gallagher, transferimi në Tottenham është një rikthim tek Premier League pasi ai u bë pjesë e spanjollëve pas një transferimi të mëhershëm nga ekipi i Chelseas.

 

Poll

Lexo gjithashtu