
Në Spanjë po raportohet orët e fundit se Nico Williams i ka thënë “Po” kalimit te Barcelona. Sipas “Sport” bëhet me dije se burime brenda skuadrës katalanse kanë theksuar se spanjolli dëshiron kalimin që gjatë kësaj merkatoje.
Sigurisht që nëse arrihet transferimi i Williams, atëherë do të ishte një tjetër goditje për Barçës. Kujtojmë se më parë me blaugranat ka firmosur Dani Olmo.
Williams te Barça do të bëhej shok skuadra me Lamine Yamal, ku dyshja shkëlqyen së bashku në Euro 2024. Kjo javë do të jetë vendimtare rpër këtë operacion, teksa sipas “Sport” gjithçka duhet të marrë fund para startit të kampionatit. Bisedimet mes Athletico Bilbao dhe Barçës vazhdojnë dhe pritet që ditët e ardhshme të arrihet një marrëveshje mes palëve.