
Barcelona do të luajë një ndeshje miqësore ditën e nesërme në orën 18:00. Katalanasit do të sfidojnë ekipin e FC Seul dhe para kësaj përballjeje ka folur Hansi Flick.
Gjermani nuk fshihet, teksa shprehet se skuadra e tij edhe në këtë sezon do të fitojë për çdo trofe. Skuadra sipas timonierit ka një qëllim dhe për të do të punojnë shumë për të arritur.
“Ne po e shohim veten dhe duam të fitojmë tituj. Ashtu si sezonin e kaluar, i njëjti qëllim. Do të përpiqemi të fitojmë çdo ndeshje, si gjithmonë. Ne e kemi përmirësuar cilësinë e ekipit, kjo është ajo që mendojmë, por do të jetë një sezon i gjatë”, ka theksuar Flick, i cili synon dhe do të tentojë të mbajë Barçën në majën e futbollit.
Kjo shkon si një sinjal për të githë rivalët e Barçës, me Flick që duhet se nuk ka ndërmend t’iu hapë “krahun”.