Real Madrid nuk mundi t’i bënte dot “ballë” Bayern Munich në minutat e fundit të ndeshjes në “Allianz Arena”, e përkthyer me eliminimin në fazën çerekfinale të Champions League. Sulmuesi brazilian Vinicius, nuk mundi të bënte diferencën karshi bavarezëve, duke zhgënjyer me paraqitjen nën pritshmëri (nota 6.6 sipas “SofaScore”).
Sipas mediave nga Spanja, Reali është gati ta largojë gjatë merkatos së verës, por ka një problem. Aktualisht nuk ka asnjë klub të interesuar për shërbimet e 25-vjeçarit.
Përveç formës së luhatshme, karakterit dhe sjelljes jo profesioniste, ka bërë që presidentit Perez ti soset durimi me lojtarin brazilian. Kartoni i anësorit sipas “Transfermarkt” arrin deri në 150 milionë euro.
Më herët është përfolur për një kalim të mundshëm në Arabinë Saudite, por që nuk ndodhi asnjë manovër konkrete. Vinicius u afrua te “Galaktikët” gjatë merkatos së vitit 2018-të, për shumën e 45 milionë euro.
