Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Ndarja nga jeta e doktorit të skuadrës, flet Hansi Flick: Humbje e madhe, nesër luajmë për të

Shkruar nga NEWSPORT
Ndarja nga jeta e doktorit të skuadrës, flet Hansi Flick: Humbje e
Hansi Flick

Barcelona ndodhet aktualisht në një situatë jo të mirë emocionale, pas ndarjes nga jeta të mjekut Carles Minarro. Lajmi tragjik për katalanasit bëri që të anullohej ndeshja me Osasunën e programuar të luhej të të shtunën.

Në konferencën për shtyp ka folur trajneri Hansi Flick. Timonieri tregoi se si skuadra po e kalon këtë moment të vështirë.  

“Është një humbje e madhe, ai ishte një person i madh dhe një doktor i madh. Ai ishte i pabesueshëm për ekipin dhe klubi, ekipi që formoi me Ricard, ai ishte një pjesë e enigmës në suksesin tonë.

Ai do të na mungojë neve, por ndonjëherë kjo është jeta. Ne duam të luajmë për të, në këtë situatë është shumë e rëndësishme të fitojmë për të”, ka theksuar shkurtimisht gjermani.

Gjithashtu Flick ka folur edhe për sfidën me Benfican, ku katalanasit kanë fituar 1-0 në duelin e parë mes tyre. Sipas tij skuadra është gati për të luajtur këtë përballje dhe për të siguruar kalimin në fazën tjetër.

“Mendoj se ekipi po e menaxhon situatën mirë. Ne jemi shumë të fokusuar në ndeshjen e radhës dhe në Lisbonë, ajo ishte vetëm ndeshja e parë”, ka thënë Flick.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga