Barcelona mbrëmjen e djeshme mori një fitore të rëndësishme në kampionat, me ekipin që mposhti 3-0 skuadrën e Oviedo. Një 3 pikësh shumë i rëndësishëm, i cili ka rikthyer blaugranat në krye të klasifikimit me 52 pikë, 1 më shumë se rivali i tyre i përjetshëm, Real Madrid.
Pas këtij triumfi ka folur Hansi Flick. Timonieri i katalanasve ka theksuar se skuadrës i duhej pak kohë të arrinte në nivelin e duhur. Ndër të tjera ka bërë të ditur se ekipi në pjesën e dytë ishte më mirë.
“Kemi bërë shumë ndeshje dhe udhëtime dhe nuk është justifikim, por na është dashur pak më shumë kohë për të arritur nivelin tonë më të mirë. Ne e bëmë atë në pjesën e dytë.
Yamal? Ai ishte një mrekulli me vete. Pak nga pak ai po e mer veten dhe nëse është fizikisht në rregull, është e vështirë ta ndalosh. Jam i lumtur për golin e tij, por ajo që më pëlqeu më shumë është presioni. Jam i kënaqur me presionin. Në pjesën e dytë ishim më mirë.
Ata shtypën lart dhe ne nuk luajtëm në nivelin më të mirë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë u përmirësuam shumë, shënuam shpejt dhe kjo ishte mirë. Kemi një ndeshje pas tjetrës, shumë udhëtime. Ne nuk kemi pothuajse asnjë ditë pushimi dhe kjo duhet marrë parasysh. Jam i vetëdijshëm se është puna jonë. Ekipi gjithmonë jep më të mirën e tij”, ka përfunduar gjermani.
