Dani Olmo tashmë është lojtari më i ri i Barcelonës. Spanjolli ka kaluar me sukses vizitat mjekësorë te katalanasit dhe tashmë zyrtarizimi i tij është thjeshtë çështje orësh.
Ndërkohë golashënuesi i Euro 2024 pritet që ditën e nesërme të prezantohet te Barcelona dhe të nisë kështu stërvitjen me skuadrën për sezonin e ri. Olo dhe Barça kanë rënë dakort për një kontratë 6-vjeçare mes tyre, me spanjollin që do të mbajë veshur fanellën e blaugranave deri në qershor të vitit 2030.
Ky operacion u ka kushtuar arkave të spanjollëve plot 47 milionë euro plus bonuse. Kujtojmë se për Olmon ky do të jetë një rikthim, pasi 26-vjeçari para 10 vitesh u largua nga La Masia në drejtim të Dinamo Zagreb.
Poll