Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Morata te Milan, flet presidenti i Atleticos: Kjo na shqetëson, është lojtar fantastik

Shkruar nga NEWSPORT
Morata te Milan, flet presidenti i Atleticos: Kjo na shqetëson,
Enrique Cerezo - Alvaro Morata

Alvaro Morata është lojtar i Milanit. Për këtë transferim mungon vetëm zyrtarizimi, teksa gjithçka është e rënë dakord mes futbollistit me Milanin dhe këtyre të fundit me Atletico Madrid.

Pikërisht për këtë transferim ka folur trajneri i klubit spanjoll, Enrique Cerezo. Presidenti i “Los Colchoneros” thotë se nga ekipi mund të largohet kushdo që dëshiron, por thekson se largimi i Moratës e shqetëson.

“A po shkon Morata te Milan? Kështu duket. Në Atletico, ata që duan të qëndrojnë, qëndrojnë. Ata që nuk duan, largohen. Kjo na shqetëson sepse Morata është një lojtar fantastik dhe një person i mrekullueshëm”, ishin fjalët e Cerezo.

Kujtojmë që Milani do të paguajë te Atletico 13 milionë euro për të siguruar shërbimet e 31 vjeçarit. Ndërkohë që sulmuesi spanjoll do të nënshkruajë me “Djallin” një kontratë 4 vjeçare.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga