
Real Madrid do të ketë një sulm “atomik” në sezonin e ri. Në merkaton e verës do t’iu bashkohet Endrick nga Palmeiras, teksa pritet edhe transferimi i Kylian Mbappe.
Në këto kushte sulmi i “Los Blancos” do të ishte një “bombë” pasi pjesë të tij janë edhe Vinicius, Rodrygo dhe Joselu, pa harruar këtu edhe Bellingham, me këtë të fundit që ka shënuar rekord në sezonin e tij të parë si madrilen.
Do të jetë shumë e vështirë për Carlo Ancelottin të menaxhojë gjithë këto sulmues dhe sipas të gjitha gjasave heroi i gjysmëfinales së Champions ndaj Bayern do të jetë i “sakrifikuari” i madh.
Joselu arritit ë shënonte dopietë për t’iu dhuruar madrilenëve finalen e madhe të Champions, ku do të sfidojnë Borussia Dortmund më 1 qershor në “Ëembley”. Një tejtër performancë e mirë e tij në “Ëembley” mund t’iu ndryshojë mendjen “Los Blancos” për ta mbajtur, por rrjedhimisht minutat do të ishin mjaft të limituara për të.