
Julian Alvarez
Atletico Madrid ka dërguar një ofertë zyrtare për Julian Alvarez të Manchester City. Rojiblancos kanë ofruar një shumë prej 95 milionë eurosh për sulmuesin argjentinas duke hapur kështu negociatat me anglezët.
Vetë lojtari ka lënë hije dyshimi me deklaratat e ditëve të fundit ku u shpreh se do të shqyrtonte mundësinë më të mirë për të ardhmen e tij. Ndërkohë, edhe Guardiola me klubin janë shprehur se presin rikthimin e lojtarit në stërvitje e më pas vendimin e tij.
Madrilenët kanë hyrë fuqishëm në merkato duke bërë blerje në çdo repart. Pas Alexander Sorloth, Alvarez shihet si transferimi i dytë në repartin e sulmit ku më parë u largua Morata.
Poll