
Luka Modric
Luka Modric ka informuar drejtuesit e Real Madrid se dëshiron të qëndrojë në klub. Kroati nuk do të krijojë aspak probleme për çështjen e parave, por thjeshtë dëshiron të qëndrojë e të vazhdojë sërish pas këtij sezoni.
Ikona kroate ka refuzuar që tani dy oferta të çmendura teksa shpreson ende për një marrëveshje të re me Los Blancos. Tani stafeta është në dorën e presidentit Florentino Perez për të përcaktuar të ardhmen e Luka Modric dhe Toni Kroos.
Trajneri Carlo Ancelotti ka shprehur gjithashtu dëshirën për të mbajtur dyshen legjendare edhe për një sezon pasi sipas italianit ‘ata i japin qetësi dhe komoditet në stërvitje’. Gjithçka është e hapur dhe klubi do të vendosë në ditët në vazhdim.
Poll