Barcelona ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në “Camp Nou”. Takim ky që u zhvillua mbrëmjen e djeshme, me katalanasit që triumfuan me përmbysje 3-1 ndaj Atletico Madrid.
Pas këtij suksesi ka folur Hansi Flick. Timonieri i Barçës ka theksuar se ekipi luftoi shumë dhe lojtarët ishin të bashkuar. Ndër të tjera nënvizoi se rikthimi i disa futbollistëve është jashtëzakonisht e rëndësishme.
“Mendoj se loja jonë ishte në një nivel tjetër. Ne u përballëm me një ekip të shkëlqyer. Ne luftuam, ishim të bashkuar dhe kjo ishte fantastike. Jam shumë i lumtur.
Është jashtëzakonisht e rëndësishme që disa lojtarë janë rikthyer, megjithëse jo të gjithë janë 100% gati, prandaj na u desh të bënim ndryshime.
Është fantastike të marrësh një rritje të tillë të vetëbesimit në një ndeshje kundër një skuadre si Atletico”, ka përfunduar gjermani.
