Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Largohet nga Reali me trofeun e Champions, Toni Kroos zgjedh trashëgimtarin e numrit 8-të

Shkruar nga NEWSPORT
Largohet nga Reali me trofeun e Champions, Toni Kroos zgjedh trashëgimtarin
Toni Kroos - Federico Valverde

Real Madrid ia doli të fitonte Champions League për herë të 15-të në historinë e klubit. Një fitore që sigurisht erdhi edhe si “dhuratë’ për Toni Kroos, me gjermanin që ndaj Dortmund luajti ndeshjen e fundit me “Los Blancos”.

Ëndrra e mesfushorit për ta mbyllur karrierën me trofeun e Champions u realizua mbrëmjen e së shtunës. Para largimti të tij, Kroos gjen zëvendësuesin e numrit 8-të. Sipas gjermanit, Federico Valverde është lojtari ideal për ta zëvendësuar në mesfushën e madrilenëve.

“Madrilenë ju dua shumë, këtë trofe jua premtova dhe e mbajta fjalën. Ju dua shumë të gjithëve, faleminderit për gjithçka. Kjo është shtëpia ime dhe kështu do të jetë gjithmonë. Kë doni që të veshë fanellën me numër tetë sezonin e ardhshëm?! Unë them ky djali këtu (duke iu drejtuar Valverdes), numri tetë është për të”, ka theksuar Kroos.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga