Gavi më në fund ka nisur të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës. Ky padiskutim është një lajm mjaft i mirë për Barcelonën dhe Hansi Flick, të cilëve iu rikthehet një futbollist shumë i rëndësishëm.
Tashmë Gavi do të vazhdojë intensivisht përgatitjet me ekipin për të qenë sa më shpejt gati për skuadrën për të zbritur në fushën e lojës. Futbollisti lë këshut prapa një dëmtim që mori para 10 muajve, i cili e la jashtë fushës së blertë për një kohë të gjatë.
Me shumë gjasa spanjolli mund të jetë gati në 100% e tij vetëm në muajin tetor për të zbritur në fushën e lojës dhe për të marrë minuta gjatë një ndeshjeje.
Poll