
Barcelona mori një fitore të rëndësishme mbrëmjen e djeshme ndaj Sevillas. Katalanasit triumfuan 4-1 dhe tashmë ndodhen vetmë 2 pikë larg Real Madrid që kryeson.
Po te spanjollët nuk ka kohë për të festuar, pasi në këtë sfidë u dëmtua një tjetër lojtar i rëndësishëm. Ronald Araujo ka fushën e lojës i dëmtuar dhe për gjendjen e tij ka folur Hansi Flick.
Timonieri i Barçës shpreson që futbollisti të mos ketë asgjë serioze dhe në pamje të parë sipas tij nuk duket e tillë. Araujo do t’u nënshtrohet vizitave mjekësorë në ditët në vijim për të mësuar më shumë mbi shkallën e dëmtimit.
“Ne po presim rezultatet e testeve dhe shpresojmë se nuk është shumë serioze. Kjo është çfarë duket për momentin”, ka theksuar timonieri i Barçës.